1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rusia shpall median investigative, agjent të huaj

Më të lexuarat

Rusia i shpalli të premten “agjentë të huaj” median investigative “The Insider” dhe pesë gazetarë, në kuadër të asaj që kundërshtarët e Kremlinit thonë se është një goditje ndaj mediave të pavarura para zgjedhjeve.

Qeveria, e cila e mohon të ketë një goditje të tillë, e përdor emërtimin “agjent i huaj” për të etiketuar organizata të financuara nga të huaj që ajo thotë se janë të angazhuara në veprimtari politike.

Ky përcaktim mbart tone negative të epokës Sovjetike dhe ata që përfshihen në këtë kategori i nënshtrohen një mbikqyrjeje më të rreptë nga ana e qeverisë.

“Insider”, që u përfshi në një listë të ministrisë së drejtësisë të “agjentëve të huaj”, ka punuar në projekte të përbashkëta me faqen investigative Bellingcat, përfshirë një hetim mbi atë që kritiku i Kremlinit Alexei Navalny thotë se ishte një përpjekje për ta vrarë atë.

“Si rezultat i klasifikimit të ‘Insider” nga Ministria e Drejtësisë, ne kemi kënaqësinë t’ju informojmë se redaksia jonë do të vazhdojë të veprojë si zakonisht dhe do të ruajë politikën tonë editoriale,” tha kjo media përmes një deklarate në internet.

“Ne do të vazhdojmë t’u oftojmë lexuesve tanë informacion publik të plotë dhe të pacensuruar.”

Përcaktimi si “agjent i huaj” i detyron këto media që të botojnë një shënim me 24 fjalë, ku të thonë se botimet e tyre shpërndahen nga një organizatë mediatike “që përmbush funksionin e një agjenti të huaj”.

Gazetarët e përcaktuar si “agjentë të huaj” kanë thënë se duhet të bashkëngjitin një shënim që shpjegon statusin e tyre në postimet e mediave sociale dhe të paraqesin raporte financiare të detajuara mbi fitimet dhe shpenzimet e tyre në ministrinë e drejtësisë.

Pesë individët e shtuar në listë të premten ishin nga media të ndryshme dhe përfshinin Mikhail Rubinin, zëvendësredaktor i Proekt, një media hulumtuese lajmevsh që u shpall “e padëshiruar” për arsye të lidhur me sigurinë kombëtare javën e kaluar.

Kundërshtarët e Presidentit Vladimir Putin i shohin lëvizjet kundër medias si pjesë e një goditjeje ndaj opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator. Kremlini e mohoi faktin se ka ndërmarrë një fushatë të tillë dhe e përshkroi tregun mediatik rus si të larmishëm, me një numër të madh mediash për të zgjedhur./Voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit