5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rusia paralajmëron për rrezik më të madh të incidenteve me NATO-n për shkak të dronëve të aleancës mbi Detin e Zi

Më të lexuarat

“Fluturime të tilla shumëfishojnë mundësinë e incidenteve në hapësirën ajrore me avionët e Forcave Ajrore Ruse, gjë që rrit rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse

Rusia ka paralajmëruar se rreziku i incidenteve mbi Detin e Zi së fundmi është rritur për shkak të aktiviteteve të dronëve të NATO-s në rajon, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë me shkrim tha se fluturimet më të shpeshta nga dronët e NATO-s tregojnë se Perëndimi po përfshihet më shumë në konfliktin në Ukrainë.

“Fluturime të tilla shumëfishojnë mundësinë e incidenteve në hapësirën ajrore me avionët e Forcave Ajrore Ruse, gjë që rrit rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

Ministria theksoi se nëse ndodhin incidente të tilla, përgjegjësia do të jetë e vendeve të NATO-s.

Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, më shumë se 28 muaj më parë.

Kohët e fundit, Rusia ka shtuar paralajmërimet kundër aleatëve perëndimorë të Ukrainës me përfshirjen në konflikt më shumë sesa Moska e sheh të arsyeshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit