Rusia ka paralajmëruar forcat besnike të presidentit sirian Bashar al Asad se duhet të respektohet tërësisht armëpushimi i dakorduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paidentifikuar rus nga observatori për respektimin e armëpushimit në Siri, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”, tha se Moska zyrtare është e shqetësuar për shkeljet periodike të armëpushimit nga ana e forcave të ushtrisë siriane.
Zyrtari rus ka thënë gjithashtu se disa komandantëve të forcave besnike të regjimit sirian u janë dërguar porosi të qarta dhe të ashpra se armëpushimi duhet të respektohet në teren.
Armëpushimi në Siri u arrit muajin e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë, të cilat janë duke bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje politike që do të sjellë një fund të luftës në Siri, e cila ka hyrë në vitin gjashtë të saj./AA