9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rusia, me tanke të vjetra nga muzeu në front

Më të lexuarat

Mjetet e kohës së Brezhnevit e Hrushovit, në provë force

Tanket e vjetra sovjetike T-62 mund të gjenden të ekspozuara në të gjithë botën, por ukrainasit po i shohin gjithnjë e më shumë në fushën e betejës.

Ky është një tregues se sa thellë duhet të gërmojë Rusia për rezervat e automjeteve të vjetra dhe tani është shfaqur një video nga e cila mësojmë se Vladimir Putin po fillon t’i tërheqë ato edhe nga muzetë.

Shumë vende, si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, përdorin vetëm një lloj tankesh, duke thjeshtuar shumë logjistikën, mirëmbajtjen dhe trajnimin. Ndërsa Rusia ka një flotë të larmishme tankesh, madje ka edhe disa T-64 të vjetër në të.

Rusia ndaloi prodhimin e tyre 12 vjet më parë, por ende ka rreth 2500 të tilla në treg dhe në muze.

Nga Rusia janë shfaqur pamjet e tankeve të vjetëruara të epokës sovjetike që po modernizohen në një fabrikë 24/7 në Chita, Siberi.

Disa nga tanket që po restaurohen në fabrikën e 103-të mund të jenë deri në 60 vjet të vjetra, që datojnë nga koha kur Nikita Hrushovi dhe Leonid Brezhnev sunduan BRSS.

Gjeneral-lejtnant Andrey Gurulev, propagandist dhe përfaqësues i Putinit, tregoi se si duken tanket e vjetra pas modernizimit, shkruan Daily Mail.

“Tanket, të cilat janë më shumë se 50 vjet të vjetra, po shndërrohen në makineri moderne, normale, të afta për të kryer detyra dhe për t’iu përgjigjur sfidave aktuale në vijën e frontit. Një batalion tankesh tashmë është dërguar në front”, tha ai gjatë një vizite në fabrikën e vendosur në gjashtë zona kohore në lindje të Moskës.

Tanket kanë motorë të rinj, sisteme komunikimi, sisteme kontrolli, kamera termike, mbrojtje aktive dinamike. Prandaj nuk janë më keq se ato moderne, tha Gurlev./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit