Lufta ekonomike: BE merr tjetër goditje aty “ku i dhemb”
Rusia ka gjetur një mënyrë tjetër për të shkurtuar furnizimet me energji në Evropë, duke urdhëruar Konsorciumin e Gazsjellësit Kaspik që të ndalojë dërgesat e naftës nga terminali i saj i eksportit në Detin e Zi.
Më saktësisht, gjykata ruse mori vendim për mbylljen e terminalit me pretendimin e shkeljes së rregullave mjedisore për derdhjet e naftës. Në këtë mënyrë, në fakt u parandalua dërgimi i naftës bruto kazake për anëtarët e BE-së, ndërsa nafta ruse mund të dërgohet ende në mënyra të tjera. Pasoja e këtij ndalimi është zvogëlimi i dërgesave të naftës në BE me rreth 1.5 milionë fuçi në ditë.
Ndalimi i dërgesave nëpërmjet Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC) vjen në ndihmë për Rusinë sepse nuk krijon kosto të reja për Rusinë dhe rrit ndjeshëm presionin e energjisë ndaj BE-së. Konkretisht, rreth dy të tretat e dërgesave të naftës të CPC përfundojnë në BE.
Dërgesat e naftës në tregjet evropiane janë tashmë të kërcënuara jo vetëm nga konflikti me Rusinë, por edhe nga trazirat në Libi; kjo është arsyeja pse dërgesat nga ai vend afrikan kanë rënë me dy të tretat. Ndërprerja e dërgesës së naftës përmes tubacionit CPC është një goditje e re e rëndësishme energjetike për BE-në, pasi mund të ketë një rritje të re të çmimeve të produktit kryesor të energjisë.
Nuk duhet harruar se çmimi i gazit natyror është rritur me 700 për qind që nga fillimi i vitit të kaluar dhe situata sa vjen e përkeqësohet. Aktualisht linja kryesore – Nord Stream – është e mbyllur për mirëmbajtje dhe ekziston frika se Putini nuk do ta hapë më tubacionin e gazit, për të rritur presionin energjetik ndaj BE-së.
Muajin e kaluar, pas një zjarri të vogël në një terminal LNG në Teksas, dërgesat e gazit natyror në BE u ndaluan. Fjala wshtw pwr terminalin më tw madh i eksportit në SHBA. Që nga mbyllja e terminalit të eksportit amerikan Freeport, çmimi i gazit në BE është rritur me 60 për qind, ndërsa në SHBA ka rënë me 40 për qind për shkak të rritjes së ofertës.
Analistët vlerësojnë se problemet me furnizimin me gaz dhe naftë do ta shtyjnw Evropën në recesion. Treguesit e rritjes tregojnë se SHBA anë tashmë në recesion.
Duke qenë se politikat monetare të Rezervës Federale dhe të Bankës Qendrore Evropiane pritet të shtrëngohen më tej, një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik është një skenar real. Gjermania tashmë ka paralajmëruar se mungesa e gazit mund të shkaktojë një krizë të ngjashme me atë pas rënies së Lehman Brothers.
Kujtojmë se BE-ja po përgatiste një embargo për importin e naftës nga Rusia, por i gjithë aksioni i deritanishëm ka rezultuar vetëm në një rritje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës në BE dhe po krijohet panik për shkak të një mungesa e mundshme e gazit.
Drejtori i ClearView Energy Partners, Kevin Book, pohon për Bloomberg se gazi është sot ajo që ishte nafta në vitet 1970, sepse luan një rol thelbësor në disa ekonomi të mëdha evropiane. /tesheshi.com/