0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rusia kundërshton planin e kthimit në xhami të Aja Sofias

Më të lexuarat

Një gjykatë në Turqi pritet të marrë së shpejti vendimin nëse monumenti i Aja Sofias në Stamboll do të kthehet në xhami. Mirëpo Kisha Ortodokse Ruse thotë se kthimi i monumentit të Aja Sofias nga një muze në xhami do të ishte “i papranueshëm” gjersa Turqia e ka mbrojtur vendimin, duke thënë se ka sovranitet mbi këtë çështje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar kthimin e monumentit në xhami, monument i cili është i mbrojtur si trashëgimi botërore nga UNESCO. Ndërtesa e shekullit të gjashtë ishte në zemër të perandorive Bizantine dhe Otomane, dhe është njëra nga monumentet më të vizituara të Turqisë, raporton Al Jazeera.

“Nuk mund të kthehemi në mesjetë tani”, ka thënë për televizionin shtetëror Hilarion Alfeyev, kreu i patrikanës së Moskës. “Jetojmë në një botë të larmishme, të shumë feve, dhe duhet të respektojmë ndjenjat e besimtarëve”.

Ai tha se Kisha Ortodokse Ruse nuk i kuptonte motivet pse të kthehet në xhami Aja Sofia, dhe se besonte që ky vendim kishte të bënte me politika të brendshme, transmeton KOHA.

“Besojmë që në këto kushte ky veprim është shkelje e papranueshme e lirive fetare”, ka thënë Hilarion.

Por Erdogani, kritikat e jashtme për këtë propozim i ka quajtur si sulme ndaj sovranitetit të Turqisë.

Duke folur gjatë një ceremonie të hapjes së një xhamie në Stamboll, Erdogani tha se Turqia gjithmonë do të mbrojë të drejtat e myslimanëve dhe pakicave që jetojnë në këtë shtet.

Presidenti turk tha se kishte 435 kisha dhe sinagoga në Turqi ku të krishterët dhe hebrenjtë mund të luten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit