0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rusia kërcënon hapur shqiptarët! A do reagojë qeveria?

Më të lexuarat

Bullgaria ka nxituar që të reagojë ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, që theksoi se Bullgaria dhe Shqipëria po përpiqen që ta ndajnë mes tyre Maqedoninë.
 
Ministri i Jashtëm bullgar Daniel Mitov tha se këto deklarata janë thellësisht të papërgjegjshme.
 
“Stabiliteti i të gjitha vendeve të Europës Juglindore është i rëndësishëm për ne- dhe përpjekjet për të vënë në pikëpyetje politikat europiane dhe integritetin territorial të Maqedonisë, janë të papranueshme”, tha Mitov.
 
Por çfarë ka thënë Lavrov?
 
Sipas gazetarit maqedonas, Goran Momirovski, Kremlini ka premtuar se nëse Maqedonia mbështet gazsjellësin Turkish Stream, përfitimet do jenë të jashtëzakonshme.
 
Ndërkohë Moska ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, se nëse vënë në rrezik gazsjellësin, do përballen me Rusinë.
 
Sipas Momorivskit, premtimet e Rusisë janë një ‘derr në xhep’, kur vetëm një vit më parë, ata deklaruan se do i ndërpresin gazin Serbisë, aleatit më të fortë në rajon, për disa borxhe.
 
“Natyrisht nuk është e mundur të parashikohet nëse militantët shqiptarë do e dëmtojnë gazsjellësin dhe nëse do të përballen me ushtrinë ruse nëse e bëjnë këtë, por ndryshe nga viti 2001, kur rusët nuk u implikuan, tani po dërgojnë një mesazh të qartë për ta dëgjuar Uashingtoni”.
 
Edhe gazetari thekson se në këtë situatë, Maqedonia është në një situatë delikate, kur i duhet të luajë një lojë diplomatike shumë të vështirë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit