-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusia i thotë SHBA-së se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën pas takimit të të dyja palëve në Gjenevë

Më të lexuarat

Rusia i ka thënë SHBA-së se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, pas takimit që zhvilluan zyrtarët nga të dy vendet në Gjenevë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pas një takimi që zgjati për shtatë orë të hënën, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të ulur tensionet.

Sidoqoftë, nuk pati asnjë shenjë të një progresi të madh pas bisedimeve.

Rreth 100 mijë trupa ruse besohet se janë të vendosur pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një pushtimi dhe paralajmërime nga Perëndimi.

SHBA ka thënë se do të kishte sanksione nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën.

Rusia në anën tjetër ka paralajmëruar SHBA-në që mos “nënvlerësojnë rreziqet” e përfshira në konfrontimin e Moskës me Perëndimin.

“Ne u shpjeguam kolegëve tanë se nuk kemi plane, nuk kemi synime për të sulmuar Ukrainën”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pas takimit.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman i përshkroi bisedimet si diskutime “të sinqerta dhe të drejtpërdrejta” të krijuara për të inkurajuar një kuptim më të mirë të shqetësimeve të sigurisë të secilës palë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit