-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusia i përgjigjet me shkrim propozimeve të SHBA-së

Më të lexuarat

Qeveria ruse i është përgjigjur me shkrim propozimeve të paraqitura nga administrata e Uashingtonit për të ulur tensionet në krizën Rusi-Ukrainë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli për mediat amerikane dhe nuk donte të emërohej, tha se kanë marrë përgjigje nga Rusia për propozimet e SHBA-së për Ukrainën.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një përgjigje me shkrim nga Rusia. Do të ishte joefikase të diskutojmë detajet e përgjigjes publikisht, kështu që ia lëmë Rusisë të flasë për përgjigjet e tyre”, tha ai.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut për zgjidhjen e problemeve dhe do të mbajmë kontakte të ngushta me partnerët dhe aleatët tanë, përfshirë Ukrainën”, tha ai.

SHBA-të iu përgjigjën propozimeve të sigurisë së Rusisë javën e kaluar.

Sekretari Blinken njoftoi në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit më 26 janar se ata ishin përgjigjur me shkrim ndaj propozimeve të Rusisë për sigurinë për Evropën Lindore.

Blinken tha se ata nuk do të zbulonin publikisht detajet e përgjigjes me shkrim, duke vënë në dukje se ata i paraqitën Rusisë opsione të rëndësishme diplomatike.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ata nuk i ishin përgjigjur pozitivisht kërkesës së Rusisë që “Ukraina të mos përfshihet në NATO” dhe se nuk është bërë asnjë ndryshim në “politikën e dyerve të hapura” të NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit