-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia i dorëzon Amerikës informacionet për tregtinë e naftës nga DAESH

Më të lexuarat

Rusia i ka dorëzuar SHBA informacionet dhe dokumentacionin e prezantuar nga Ministria ruse e mbrojtjes me titull ‘Tregtia me naftë e ISIS dhe Turqisë’, që më herët ishte dorëzuar tek autoritetet e OKB.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, njëkohësisht me shtimit e tensioneve midis Moskës dhe Ankarasë në lidhje me zbulimin e disa informacioneve për kontrabandimin me naftë nga ana e Turqisë me grupin  ISIS, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në takimin e fundit që pati me sekretari e Departamentit Amerikan të Shtetit John Kerry, i ka dhënë atij informacionet e plota në lidhje me kontrabandën e naftës midis ISIS dhe Turqisë.
Lavrov ka theksuar mbi realitetin e informacioneve, videove dhe mesazheve satelitore ku përshkruhet rruga e kontrabandimit të dërgesave të naftës nga ISIS dhe ka shtuar se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me shitblerjen e naftës nga Turqia dhe ISIS.
Ai ka thënë se partnerët e Rusisë janë duke i shqyrtuar këto informacione të dhëna nga Ministria ruse e mbrojtjes.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit