1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia e shqetësuar për ambasadat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Më të lexuarat

Në një deklaratë të publikuar të hënën, Ministria e Jashtme e Rusisë thekson se këto “hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e ‘Shqipërisë së Madhe’, shkaktojnë shqetësim serioz.”

“Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”, thuhet në deklaratën e Moskës, e cituar nga agjencia ‘TASS’.

Nuk është hera e parë që Moska reagon kundër bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke mbajtur qëndrime të njëjta me Serbinë.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës.

Në marrëveshjen e firmosur më 2 korrik sqarohet se Republika e Shqipërisë merr detyrime konkrete në prezantim, mbrojtje dhe afirmim të qëndrimeve politike të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet ku pjesëmarrja e kësaj të fundit është e pamundur për shkaqe objektive. Për më shumë, Shqipëria do të ndërmarrë një fushatë të veçantë në funksion të forcimit të shtetësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nga pikëpamja diplomatike, marrëveshja inicion ngritjen e “Fondit të Përbashkët për Menaxhimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e Ambasadave, Misioneve dhe Konsullatave” me qëllim krijimin e hapësirave për përdorim të përbashkët nga dy vendet./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit