Ka pasur përplasje midis të dërguarve rusë dhe amerikanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi SHBA-ja thirri një takim për të diskutuar mbi grumbullimin e trupave të Moskës në kufijtë e saj me Ukrainën.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield tha se mobilizimi ishte më i madhi që Evropa kishte parë në dekada.
Në anën tjetër, homologu i saj rus akuzoi SHBA-në për nxitje të histerisë dhe ndërhyrje të papranueshme në punët e Rusisë.
Kriza në Ukrainë, çfarë po kërkon Rusia, si u përgjigj SHBA – po Gjermania?
SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë premtuar sanksione të mëtejshme nëse Rusia pushton Ukrainën.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Lis Truss tha se legjislacioni po përgatitej që do të vë në cak një gamë më të gjerë individësh dhe biznesesh pranë Kremlinit se sa është e mundur aktualisht.
Një zyrtar amerikan tha se sanksionet e Uashingtonit nënkuptonin se individët pranë Kremlinit do të shkëputeshin nga sistemi financiar ndërkombëtar.
Rusia ka vendosur rreth 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të Ukrainës. /Telegrafi/