6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rusia dhe Kina i vënë veto rezolutës së SHBA-së në OKB që lidh armëpushimin në Gaza me lirimin e pengjeve

Më të lexuarat

Rusia dhe Kina kanë vendosur veto ndaj përpjekjes së fundit në Këshillit e Sigurimit të OKB-së, të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila lidhi armëpushimin në Gaza me lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe bëri thirrje për mbështetje për diplomacinë, transmeton Anadolu.

Rezoluta fitoi mbështetje të konsiderueshme në Këshillin e Sigurimit, me 11 nga 15 vendet anëtare që votuan pro. Megjithatë, Rusia dhe Kina, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, votuan kundër duke e rrëzuar në mënyrë efektive rezolutën.

Algjeria gjithashtu votoi kundër, ndërsa Guajana abstenoi.

Rezoluta, e cila theksoi rëndësinë e shndërrimit të armëpushimit, që do të arrihet përmes përpjekjeve diplomatike, në një armëpushim të qëndrueshëm, tha se “Hamasi dhe grupet e tjera terroriste dhe ekstremiste nuk përfaqësojnë popullin palestinez”.

Rezoluta po ashtu theksoi se Hamasi është caktuar si një “organizatë terroriste nga disa vende anëtare”.

Duke komentuar në lidhje me veton e Rusisë dhe Kinës, e dërguara e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se “Rusia dhe Kina thjesht nuk donin të votonin për një rezolutë që u shkrua nga SHBA-ja, sepse më mirë do të na shihnin të dështojmë sesa të shihnin suksesin e këtij këshilli”.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit