Rusia po përgatitet të dërgojë dy anije luftarake drejt portit Tartus në Siri, e vetmja bazë detare ruse në Mesdhe, theksoi sot një burim pranë shtabit të përgjithshëm të marinës ruse, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
“Dy anijet e mëdha luftarake ‘Nikolai Filtçenkov’ dhe ‘Cesar Kunikov’ po përgatiten të nisen drejt portit sirian Tartous”, deklaroi një oficer i shtabit të përgjithshëm.
”Dy anijet do të transportojnë një grup të konsiderueshëm trupash”, sipas Interfax./trt/kohaislame