2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia cilëson si “terroriste” UÇK-në

Më të lexuarat

Ç’krime kanë kryer Thaçi më shokë, për të cilët Moska kërkoi dënim nga Haga?

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vassily Nebenzia, ka kërkuar nga Specialja në Hagë që t’i dënojë krerët e UÇK-së, procesi gjyqësor ndaj të cilëve është në zhvillim.

Për më tepër, ai e quajti UÇK-në “terroriste”, duke thënë se Specialja “nuk do ta përsërisë gabimin e Tribunalit të Hagës dhe se ata që janë përgjegjës do ta marrin dënimin që meritojnë”, duke aluduar kështu në lirimin e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

“Në këtë kontekst, është gjithashtu e qartë se Prishtina ka shpallur vazhdimësi midis ‘policisë’ aktuale dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një organizatë terroriste, liderët e së cilës, përfshirë Hashim Thaçin, aktualisht po gjykohen si të akuzuar për krime të rënda lufte pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Ne besojmë se Dhomat nuk do t’i përsërisin gabimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe se të gjithë ata që janë përgjegjës do të marrin dënimin që meritojnë. Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar dëmshpërblim viktimave të krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me vendimet e marra në Hagë, flet vetë në mënyrë të qartë”, ka deklaruar Vassily Nebenzia.

Por cilat janë këto krime, ku dhe kur kanë ndodhur, sa janë viktimizuar prej tyre?! Këtë as ai e askush s’e thotë dot, siç në rastin e një deklarate të Moskës kur katërshja u arrestua.

“Është shumë e rëndësishme të çohen para gjykatës ata që janë fajtorë për kryerjen e krimeve të rënda, të identifikuar në kohën e duhur nga raportuesi i PACE, Dick Marty, për t’i mbajtur ata përgjegjës para ligjit. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Ditë më parë, kryeministri Rama tha se një dënim i mundshëm i krerëve të UÇK-së do qe një goditje e rëndë për Kosovën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit