1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia akuzon SHBA-të për përfshirje të drejtpërdrejtë në luftën në Ukrainë

Më të lexuarat

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia pretendon se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejt në luftë.null

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për aprovimin e dërgimit të sistemeve moderne raketore amerikane që po i përdorin ushtarët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Gjeneral-lejtnant Igor Konashenkov, pretendon se Rusia ka arritur të “incizoj” bisedat mes zyrtarëve ukrainase që e dëshmojnë sipas tij pretendimet.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Pentagonit ka deklaruar se Shteteve e Bashkuara e kanë “furnizuar” Ukrainën me informacione sensitive, që do t’i ndihmonin ata të kuptojnë rrezikun me të cilin po përballet vendi i tyre pas agresionit rus.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës sistemin e avancuar raketor HIMARS, që njihet për precizitet dhe ka raketa me rreze të mesme veprimi.

Vendet perëndimore kishin shmangur përfshirjen e drejtpërdrejt në luftë, duke zgjedhur që ta ndihmojnë Ukrainën duke i dërguar armë të ndryshme. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit