Forcat opozitare në Rusi janë duke mbajtur një seancë zgjedhjesh një-javore, me qëllim që të zgjedhin një udhëheqje në gjendje që të përqendrohet në luftën për voten e lire dhe te drejta.
Pavarësisht fushatës së rëndësishme propaganduese, shumë pak rusë janë regjistruar, për të votuar në qendrat e votimit dhe nëpërmjet internetit.
Megjithatë, zgjedhjet do të përcaktojnë se cili do të jetë ai që do të udhëheqë koalicionin e gjerë të forcave kundër Presidentit Putin, i akuzuar gjeresisht per fiksimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare dhe presidenciale.
Midis figurave të opozitës renditet edhe aktivisti anti-qeveritar, blogeri Alexei Navalny.
Një total prej 165 119 rusësh janë regjistruar për të dhënë votën e tyre, nga 71,8 milionë shtetas që votuan zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të marsit.
Votuesit e opozitës pritet të zgjedhin 45 anëtarë të Këshillit Koordinues, të zgjedhur midis 215 kandidatëve si dhe udhëheqësin e ri të grupit.
Ndërsa Kremlini i ka shpërfillur dukshëm zgjedhjet, sulmet ndaj kandidatëve në rrjetet pro-qeveritare kanë qenë të zakonshme gjatë javëve të fundit, duke treguar se autoritetet nuk janë aq indiferenca sa duken.
Për t’u shënuar fakti se mëngjesin e së dielës, me hapjen e votimeve, një sulm kibernetik bëri të pamundur sistemin e votimit online. /tch/kohaislame