0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rusi: Mijëra protestojnë kërkojnë dorëheqjen e Putinit

Më të lexuarat

Mijëra rusë kanë marshuar në Moskë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Vlladimir Putin dhe realizimin e reformave në sistemit zgjedhor në Rusi.

Policia vlerësoi se në këtë tubim ishin afro 10 mijë vetë, ndërsa organizuesit thonë se në protestë morën pjesë më se 20 mijë njerëz.
Nga ana tjetër, disa liderë të lartë opozitarë rusë, për sot ishin ftuar të paraqiteshin te prokurorët për t’u përgjigjur lidhur me protestën e 6 Majit, e cila përfundoi me përleshje me policinë.
Zyret dhe shtëpitë e këtyre liderëve opozitarë janë bastisur nga policia, ndërsa policia këto bastisje i përshkruan si pjesë e hetimeve lidhur me zhvillimet më 6 Maj.
Policia pretendon se bastisjet rezultuan me konfiskimin e afro një milioni eurosh nga aktivisti Ilija Jashin dhe personalitetja televizive, Ksenia Sobçak./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit