5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Rusët vijojnë të vrasin në Siri

Më të lexuarat

Idlibi përjeton sërish bombat nga aleatët e pamëshirshëm të regjimit

Ndërsa fokusi botëror është drejtuar kah Ukraina, rusët të cilët kanë agresuar këtë vend ish-sovjetik vijojnë të vrasin në Siri, aty ku shkuan për t’i qenë krah regjimit të Assad-it dhe ku kanë shkaktuar deri dhe masakra mbi civile, sidomos me sulme ajrore.

Në një bilanc të fundit, nga sulmet ajrore ruse në bastionin e fundit të madh të kryengritësve antiregjim të Sirisë, në Idlib, u vranë shtatë persona dhe plagosën 15.

Të paktën katër persona të vrarë në një sulm në një gurore dhe një shtëpi aty pranë në perëndim të qytetit ishin civilë, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në terren.

Observatori tha se po përpiqet të identifikojë tre viktimat e tjera.

Një korrespondent i AFP-së në rajon pa ambulancat që transportonin viktima nga skena e sulmit, me shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin mbi to.

Me mbështetjen ruse dhe iraniane, qeveria në Damask ka rifituar pjesën më të madhe të territorit të humbur në fazat e hershme të konfliktit sirian të vitit 2011.

Xhepi i fundit i rezistencës anti-Assad përfshin zona të mëdha të provincës Idlib dhe pjesë të provincave fqinje të Alepos, Hamas dhe Latakias.

Hayat Tahrir al-Sham, i udhëhequr nga anëtarët e ish-degës siriane të rrjetit al-Kaeda, është grupi dominues në rajon, por grupe të tjera rebele janë gjithashtu aktive, me shkallë të ndryshme të mbështetjes turke.

Lufta siriane ka vrarë gati gjysmë milioni njerëz dhe ka detyruar afërsisht gjysmën e popullsisë së paraluftës të Sirisë të largohen nga shtëpitë e tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit