5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Rusët në Donbas grumbullojnë mbi 20 mijë mercenarë nga Siria

Më të lexuarat

Zyrtarët evropianë kanë bërë të ditur se Rusia në Ukrainë ka angazhuar mbi 20 mijë mercenarë nga Siria, Libia dhe vendet e tjera – duke i dërguar në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.

Një prej zyrtarëve evropian, ka deklaruar për The Guardian se mercenarët e rekrutuar nga Siria dhe Libia ishin ftuar nga Wagner, një njësi private paramilitare e Vladimir Putinit që kryesisht merret me punë të ndyta dhe përbëhet nga mercenarë, transmeton Telegrafi.

“Ajo çfarë mund t’ju them është se kemi parë grumbullim të ushtarëve nga Siria dhe Libia në lindje të Ukrainës, më saktësisht në rajonin e Donbasit. Bëhet fjalë për këmbësorinë. Ata ushtarakë nuk posedojnë armatim të rëndë apo mjete motorike”, shkruan e përditshmja britanike.

Gjithashtu thuhet se si Federata Ruse, ish-ushtarëve nga Siria që kanë pranuar të shkojnë në luftë në Ukrainë, u ka ofruar pagë nga 600 deri në 3.000 euro, varësisht nga përvojat në luftërat tjera.

“Raportet tregojnë se organizata Wagner e Putinit ,shumicën e mercenarëve që kanë luftuar në Libi i ka stacionuar në Ukrainë. Muajin e kaluar, Rusia arriti marrëveshje me liderin ushtarak të Libisë, Halif Haftar që ka përkrahjen e Moskës dhe ka deklaruar haptazi se do të dërgojë forca libiane në Ukrainë”, thuhet ndër tjera në analizë.

Sipas zyrtarit evropian, Federata Ruse në fazën e dytë të luftës në Ukrainë ka katër qëllime të cilat mëton t’i realizojë deri më 9 maj.

“Qëllimi është marrja e Donbasit, sigurimi i urës drejt Krimesë që është kyç për qytetin e Mariupolit, marrjen e rajonit Hersonsk me qëllim që të mund të sigurohet furnizimi me ujë deri në Krime, marrjen e territoreve shtesë që do të mund të shfrytëzoheshin si tampon zonë apo instrumente në bisedime me Ukrainën”, shkruan The Guardian.

Edhe pse Kremlini ka dërguar në Ukrainë një numër të madh të mercenarëve, zyrtarët theksojnë se rusët akoma kanë probleme të mëdha logjistike kur bëhet fjalë për linjën e furnizimit të ushtrisë në Donbas.

“Duhet pasur parasysh se ushtria ruse është shumë e varur nga transporti hekurudhor, e hekurudhat shumë herë deri më tani kanë qenë cak i ushtrisë ukrainase”, thuhet ndër tjera.

Gjithashtu një prej problemeve që do të mund t’ua rëndonte punët Rusisë, është fakti se ushtria ruse nuk ka ndonjë motiv për luftë.

“Ata nuk duan luftë sepse nuk u pëlqen ideja e vrasjes që njerëzve që flasin gjuhën ruse. Kanë humbur shumë miq në veri të shtetit, kanë humbur luftanijen Moskva. Morali nga radhët e ushtrisë ruse është shumë i ulët, dhe do të jetë edhe më i ulët në ditët në vazhdim”, është thënë për fund. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit