4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rumani, qeveria majtiste fiton shumicën

Më të lexuarat

Qeveria e re majtiste e kryeministrit rumun, Viktor Ponta, duket të ketë siguruar fitore të fuqishme në zgjedhjet lokale të së dielës.
Exit-pollet tregojnë se kandidatët e aleancës Bashkimi Social Liberal kanë fituar 65 për qind të votave në disa rajone të Rumanisë, duke lënë prapa Partinë Demokratike Liberale të qendrës së djathtë, me 18 për qind të votave.

Zgjedhjet e së dielës kanë qenë testi i parë elektoral i qeverisë së re, që nga ardhja e saj në fuqi në muajin maj.
Qeveria paraprake ka qenë e detyruar të japë dorëheqje pas zemërimit të madh publik, për shkak të masave të rrepta të kursimit.
Rezultatet e fundit e vënë Bashkimin Social Liberal në rrugë të duhur për të fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit