0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rukola, një burim i pasur vitaminash

Më të lexuarat

Rukola, një gjethe jeshile e cila shpesh shërbehet në sallata të ndryshme, është e pasur me vitamina dhe lëndë të shëndetshme bimore.

Kjo gjethe është cilësuar nga mjekët dhe dietologët si bima e shëndetit të mirë, pasi është e pasur me vlera të çmuara ushqyese.

Rukola është e pasur me fito-substanca të cilat mbrojnë kundër efektit kancerogjen të estrogjenit. Në këtë mënyrë ajo mbron kundër kancerit te gjirit, të vezoreve dhe të prostatës. Rukola është e pasur me:

Acidit folik – tepër i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fetusit.
Vitamina B – të rëndësishme për sistemin nervor
Vitaminë A dhe K – lidhen me shikimin dhe mpiksjen e gjakut përkatësisht
Vitaminë C – antioksidues i fuqishëm
Hekur, kalcium dhe magnez – minerale të rëndësishme.

Mbase nuk e keni ditur, por rukola hyn në të njëjtën familje me brokolin, lakrën dhe lulelakrën. Dhe arsyeja përse rukola fiton pikë më shumë pikë është se ajo përmban më pak oksalate, duke e bërë kështu kalciumin që ajo përmban, më të përthithshëm për organizmin. /Noa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit