0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rufki Suma viziton Shefqet Krasniqin në shtëpinë e tij

Më të lexuarat

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, pas rikonfirmimit të tij në pozitën e të parit të komunës kufitare, ka vendosur ta vizitojë Imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Hoxhë Shefqet Krasniqin në shtëpinë e tij.

Hoxha i nderuar e ka uruar Sumën për rizgjedhjen e tij në pozitën e të parit të Hanit të Elezit, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme në angazhimin e tij.

Refki Suma është kandidati i vetëm i pavarur i cili ka arritur që të triumfojë për të dytën herë në garën për Kryetar të Hanit të Elezit, madje që të dy herët fitorja e tij është arritur qysh në raundin e parë, pa balotazh.

Suma në zgjedhjet e 3 nëntorit ka arritur që të sigurojë 54 për qind të votave, për dallim nga dy kundërkandidatët e tij, Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili ka siguruar 34 për qind të vota dhe Zylbear Hasallari nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që ka siguruar 6 për qind të votave./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit