9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Arrestohet militanti i AAK-së, kërcënonte për vota

Më të lexuarat

Policia e Kosovës, stacioni në Gjakovë ka ndalur të marten në mbrëmje 3 persona, ndërsa njëri prej tyre ende po vazhdon të mbahet në ndalim policor.

Ndalimi i tyre është bërë me dyshimin dhe pas paraqitjes së rastit në polici, se të njejtin e kanë kërcënuar qytetarin Petrit Llugagjija, të cilit i kanë bërë presion që të votojë dhe të lobojë për Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës dhe kandidatin e saj për kryetar të Gjakovës Pal Lekaj.

Vet Llugagjija, i cili është pjestar i komunitetit pakicë, Rom, Ashkali dhe Egjiptas, e ka pranuar për gazeten këcënimin, i cili sipas tij ka ndodhur në mbrëmjen e datës 16 nëntor.

“Këta tre persona më kanë kërkuar në shtëpi dhe nuk më kan gjetur. Pastaj më kanë thirrur në telefon dhe kanë kërkuar të takohen me mua. Pasi jemi takuar në njërin nga lokalet e qytetit, ata më kanë thënë se po më perciellin vazhdimisht dhe e dinë se unë qenkam njeri me influencë tek bashkëkomunitarët e mi dhe se po i bindë ata të votojnë për Mimoza Kusari – Lilën.

Më kanë thënë se tash e tutje duhet të loboj për AAK-në dhe këtu edhe më kanë kërcënuar.

Njëri prej tyre më ka thënë se “nëse ndodhë që AAK-ja të humbë në Gjakovë, unë do të kemë pasoja personalisht”, ka treguar të merkurën Llugagjiu.

Ai ka vazhduar të tregonë se u ka thënë tre personave se nuk është njeri me influencë dhe mund të vendosë vetëm për voten e vet.

I frikësuar për veten dhe familjen e tij, Llugagjija ka vendosur që rastin ta paraqesë në Polici, pasi sipas tij tre personat i’a kanë kërcenuar edhe familjen në ditën kur i kanë shkuar në shtëpi.

“Kur nuk më kanë gjetur në shtëpi e kanë pyetur birin tim 11 vjeqar për mua. E kanë pytur se për kënd kam votuar dhe ai u ka thënë për Mimozen. Pas kësaj, ata i kanë thënë djalit se pikërisht për këtë punë kemi ardhur dhe babait tënd do të jam tregojmë qefin pse ka votuar për Mimozen”, ka vazhduar Llugagjia.

E tërë këtë ngjarje e kanë konfirmuar edhe në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, institucion i cili tashmë ka filluar të merret me këtë lëndë.

“Personi i arrestuar është Mirsad Ndreca, ndërsa bashkë me të në këtë rast kanë qenë edhe dy persona tjerë B.V. dhe A. S. I pari është arrestuar ndërsa dy të tjerët tashmë po trajtohen si dëshmitar, pasi konsiderohet se i pari ka qenë kërcënues direkt ndërsa dy të tjerët nuk e kanë bërë të njejten gjë”, ka thënë kryeprokuroja Shpresa Bakija, ndërsa e ka konfirmuar edhe kërcënimin ashtu siç e ka raportuar Llugagjija.

I arrestuari, Mirsad Ndreca, militant i AAK-së

“Mirsad Ndreca i ka thënë se nëse AAK-ja humb në Gjakovë, Llugagjija do të ketë pasoja personalisht. Sipas Kodit Penal të Kosovës, Nenit 213, paragrafi 1, ky veprim kosiderohet si vepër penale, cenim i përcaktimit të lirë të votuesve, që si element në vete e përmban edhe kërcënimin”, ka vazhduar ajo, ndërsa ka shtuar se në bazë të Kodit Penal, ky veprim mund të dënohet prej 1 deri në 5 vjet burgim.

Ndryshe, Llugagjija ka bërë të ditur për gazeten se ky nuk është rasti i vetëm kur militant të AAK-së po dërgojnë këcënime të tilla tek qytetarët e komuniteteve pakicë.

Ai ka thënë se ka informacione se presione të tilla po bëhet edhe në lagjen Sefë, në Koloni, në Dardani e gjithkund tjetër ku jetojnë pjestarët e komuniteteve RAE.

Nga ana tjetër, kryerpokurorja Bakija ka thënë se Prokuroria dhe Policia do ta hetojnë secilin rast të tillë, ndërsa ka inkurajuar qytetarët që të mos hezitojnë t’i paraqesin të gjitha presionet dhe kërcënimet që mund t’i kenë gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit