Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma njihet se e fillon punën shumë herët në mëngjes.
Andaj edhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund të mos e pyesë për këtë derisa është në rolin e moderatorit në lajmet festive në Klan Kosova.
“A nuk të merr gjumi a pse zgjohesh shumë herët, se kam dëgjuar se zgjohesh shumë herët dhe ia fillon punës shumë herët?”, pyet Haradinaj.
Por Haradinaj nuk ndalet me kaq. Mbase e di që Suma është një predikues i fesë islame andaj e provokon duke e pyetur “Në Dukagjin, ne e festojmë atje me raki, me çka e feston ti Vitin e Ri?”, është pyetja që merr një përgjigje të duhur nga i pari i Hanit të Elezit.
“Alkoolin nuk e pimë. Pimë çaji”. Madje Suma thotë se nuk festojnë fare sepse nuk kanë kohë ngase dalin në teren për të vizituar institucionet e sigurisë dhe të shëndetësisë.
Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 01:20 për të kuptuar pyetjet dhe përgjigjet e veçanta në komunimin mes Ramush Haradinajt dhe Rufki Sumës./Mesazhi