Opsionet Cut dhe Paste janë shumë të mira, por Google ofron edhe një opsion i cili mundëson ruajtjen e mesazheve të Gmail në formatin PDF në shërbimin Google Docs.
Ja si bëhet kjo:
1. Identifikohu në Gmail.
2. Shkoni tek opsioni Settings.
3. Klikoni në menynë Labs.
4. Ecni poshtë më maus dhe klikoni Enable Create a Document.
5. Shkoni në fund dhe klikoni Save Changes.
6. Kur dëshironi të ruani një mesazh si dokument, klikoni në butonin More dhe zgjidhni opsionin Create a Document.
7. Një faqe e re do hapet dhe ju do të jeni në Google Docs. Prej aty e keni lehtë të redaktoni, dhe eksportoni në formatin PDF ose në ndonjë format tjetër.
Kjo është e dobishme nëse ju pranoni mesazhe të rëndësishme dhe që ju duhen, mund ti ruani si dokumente dhe pastaj ti printoni.