-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rruga e Kombit, protestuesit u vënë flakën sporteleve, 5 persona të dëmtuar, shkatërrohet gjithçka

Më të lexuarat

Situata me protestën në Rrugën e Kombit po përshkallëzohet nga momenti në moment.

Protestuesit pasi kanë shkatërruar dhe thyer traun dhe të gjitha sportelet ku kryhet pagesa u kanë vënë flakën sporteleve.

Fax News raporton se 5 persona kanë mbetur të dëmtuar ndërkohë që sportelet po digjen.

Njëri prej protestuesve është shprehur se ky reagim është minimal, pasi një Kryeministër që e quan popullin organ gjenital e ka shumë pak një reagim të tillë.

A është mënyra e duhur për të ofenduar popullin për ti thënë organ gjenital i ulur. Ky është popull. Janë 10 euro më larg me spital, me shkollë me të sëmurë, me dasmë, me mort. Me shku me pi një kafe për mort kuksianët duhet të paguajnë 10 euro. Ky nuk është shkatërrim i popullit që është vendosur këtu? Populli është i urtë, ne jemi popull dele, një organ gjenital. Ky reagim është minimal”, ka thënë protestuesi.

(F.G/Faxweb.al)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit