4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rruga drejt forcës – Zvarritja

Më të lexuarat

Disa prej nesh,e shtyjnë për më vonë kryerjen e detyrave, të cilat pritet prej tyre që t’i bëjnë, dhe vazhdojnë t’i shtyjnë për në ditën tjetër, për javën që vjen, e me radhë.. Nëse ke një qëllim që dëshiron ta realizosh, dhe në të njëjtën kohë ndjen se diçka të pengon të veprosh, kërko të gjesh shkakun e vërtetë që qëndron pas këtij mosveprimi tënd dhe pyete veten:

Çfarë më ndalon të veproj?

Cila mund të jetë gjëja më e keqe që mund të më ndodhë nëse veproj vërtet?

 

Tani përpiqu të kujtosh se sa herë je përballur me situata të vështira në jetën tënde dhe që ke arritur t’i kalosh ato.

Në “Programimin neurolinguistik”, ne themi: “Nuk ekziston dështimi, por ekzistojnë vetëm eksperiencat.”

Në një artikull në gazetën Wall Street, redaktori shkruante: “Mos u bezdis nga dështimi, por më mirë për ty do të ishte të shqetësoheshe për shanset që të ikin, kur ti nuk përpiqesh as t’i provosh.”

Një fjalë e urtë japoneze thotë: “Nëse rrëzohesh shtatë herë, ngrihu në të tetën”.

Në një takim me një biznesmen të suksesshëm, një gazetar e pyeti këtë biznesmenin:

“Cili është sekreti i suksesit tënd?”…

Biznesmeni iu përgjigj: “Dy fjalë… Vendime të duhura”..

Gazetari e pyeti përsëri: “Si mund të marrim vendime të duhura?”…

Biznesmeni iu përgjigj: “Një fjalë e vetme.. Eksperienca”.

Gazetari pyeti përsëri: “Si mund ta fitojmë eksperiencën?”.

Biznesmeni i tha: “Dy fjalë… Vendime të këqija.” Një fjalë e urtë kineze thotë: “Vendimi i duhur, vjen pas eksperiencës, e cila vjen nga vendimi i keq.”

Nuk ka rëndësi se sa herë ke dështuar në të kaluarën, ose se sa herë je rrëzuar, por e rëndësishme është veprimi i tanishëm dhe përfitimi nga çdo dështim që na ka ndodhur në të kaluarën… E kaluara është thesari që përmban urtësi dhe forcë, prandaj duhet të mësosh nga çdo dështim që mund të kesh kaluar, dhe mos e bëj si tabelë ku shkruhet “Ndalo!”.. Fillo të veprosh që sot, cilat do qofshin fjalët e njerëz ve apo cilat do qofshin veprimet e tyre. Duhet t’i japësh më pak rëndësi asaj që njerëzit thonë, dhe më shumë rëndësi realizimit të ëndrrave të tua.

Helen Keller thoshte: “Jeta është aventurë me rreziqe, ose nuk është absolutisht asgjë.”

Duhet ta mbledhësh entuziazmin dhe të veprosh tani! Për ta realizuar këtë, duhet të planifikosh, sepse shumë njerëz kanë dështuar, sepse nuk kanë vënë një plan të qartë të realizimit të qëllimeve të tyre.

Autori i librit: “Filozofia e disiplinës”, thotë:

“Veprimi pa plan është shkak i çdo dështimi.”

Mos lejo askënd të qëndrojë në rrugën tënde dhe merr në konsideratë Walt Disnej, të cilin e hoqën nga puna në gazetën ku punonte me argumentin se nuk kishte aftësi krijuese! Mësuesi i Tomas Edisonit, pati thënë për të: “Ai është një nxënës budalla, që nuk do të mësojë gjë kurrë”. Ndërsa për Albert Ajnshtaj nin, i cili nuk pati filluar të flasë deri në moshën katër vjeç, dhe që nuk filloi të lexonte deri në moshën shtatë vjeç, mësuesit e tij kishin thënë për të se përparimi i tij në të mësuar është shumë i ngadaltë, se ai nuk është social dhe se ka ëndrra naive.

Për mua personalisht, një nga trajnerët e mi të pingpongut, pati thënë se nuk do të përparoj kurrë në këtë lojë, dhe se ishte më mirë për mua të merresha me ndonjë lloj sporti tjetër… Ndërsa një nga pronarët e një restoranti, më pati përzënë duke më thënë se nuk do të kem kurrë sukses në fushën e hotelerisë… Megjithatë, unë arrita të bëhem kampion pingpongu i Egjiptit, dhe gjithashtu arrita të kem postin e drejtorit të përgjithshëm, në një prej hoteleve më të mëdha në botë. Prandaj, duhet të fillosh që sot, cilat do qofshin rrethanat.

Doktor Robert Shuler (Robert Schuller), thoshte: “Nuk do të kesh sukses, nëse nuk fillon, dhe mos e lejo asnjë problem, të jetë argument për të mos vepruar… sepse pas furtunës del dielli… Lindja e diellit gjithmonë vjen pas errësirës dhe dimri gjithmonë bëhet verë.”

 

Tani, ja një mënyrë për të arritur zbatimin e duhur:

 

  1. Shkruaj tre qëllime që donë t’i realizosh!
  2. Bëj nga një plan për secilin nga këto qëllime!
  3. Krijo një ndjesi të domosdoshmërisë dhe të shpejtësisë!
  4. Fillo menjëherë zbatimin!

5. Konfirmoja çdo ditë vetes sate se ti je i aftë t’i realizosh qëllimet e tua!

  1. Përdor rregullën e “10 centimetrave”! Vepro me shpejtësi dhe përparo të paktën 10 centimetra drejt qëllimit tënd çdo ditë!
  2. Sillu sikur ia ke arritur vërtet suksesit!
  3. Mos e krahaso veten tënde me asnjë person tjetër, por krahasoje me veten tënde, si ishe më përpara dhe si ti dëshiron të jesh në të ardhmen.
  4. Përqendrohu në rezultate dhe jo në hapa dhe vepro që tani!

 

Sot duhet të bësh punën që dëshiron ta bësh, mos e lër për nesër, as për pasnesër. Nuk do të mund ta vlerësosh atë çfarë ti mund ta arrish, pa e provuar.

 

Dhe kujto gjithmonë:

 

Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës sate…!

Jeto me besim! Jeto me shpresë!

Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje

dhe çmoje vlerën e jetës!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit