1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rritja e rasteve me COVID-19 në Evropë ‘thellësisht shqetësuese’, thotë OBSH

Më të lexuarat

Shkalla e lartë e transmetimit të COVID-19 në të gjithë Evropën është “thellësisht shqetësuese”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke bërë thirrje për rritjen e vaksinimit.

Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u tha gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, fotografia epidemiologjike në 53 vendet që monitoron “është e përzier” me një “rritje më të madhe se 10% të rasteve të rasteve 14-ditore”, përcjell Telegrafi.

“Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh”, tha ai.

Kluge tha se “disa vende kanë filluar të vërejnë një barrë të shtuar për spitalet” dhe se “një rritje veçanërisht e madhe e rasteve” po vërehet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore.

Javën e kaluar gjithashtu u pa një “rritje prej 11% e numrit të vdekjeve në rajon”.

Deri më tani, rajoni ka regjistruar më shumë se 64 milionë raste të konfirmuara dhe 1.3 milion vdekje. 236,000 njerëz të tjerë mund të humbasin jetën nga pandemia në të gjithë Evropën deri më 1 dhjetor, konfirmoi OBSH.

Rritja e rasteve dhe vdekjeve po fajësohet për tre faktorë: varianti Delta, tani dominues në 15 vende; lehtësimi i masave të shëndetit publik; dhe rritja sezonale e udhëtimeve.

Ndërkohë zyra evropiane e agjencisë shëndetësore të OKB-së theksoi se “vaksinat janë rruga drejt rihapjes së shoqërive”, por theksoi se “në gjashtë javët e fundit, marrja e vaksinimit është ngadalësuar”.

E Kluge gjithashtu theksoi se “skepticizmi i vaksinave dhe mohimi i shkencës po na pengon të stabilizojmë këtë krizë” pasi marrja e ngadaltë e vaksinave mund të rrisë rastet dhe vdekjet dhe të çojë në shfaqjen e varianteve të reja shqetësuese.

Agjencia u bëri thirrje autoriteteve të shikojnë të dhënat e vaksinimit sipas grupeve të popullsisë dhe të krijojnë “ndërhyrje të përshtatura në nivel komuniteti për të rritur shkallën e marrjes së vaksinave”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit