1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rritja e fuqisë ushtarake të Turqisë e jo vetëm: nga ateizmi në besim

Më të lexuarat

Të mërkurën, ushtria turke nisi një stërvitje e madhe të quajtur “Shpëtimtari-19”, e cila u zhvillua në provincën Mugla. Ajo përfshinte operacionet detare, ajrore dhe tokësore dhe u ndoq nga vëzhguesit e tetëmbëdhjetë vendeve, disa prej të cilëve nga SHBA, Brazili, Franca, Italia, Kanadaja, Katari, Malajzia, Kuvajti dhe Pakistani.

Në këtë stërvitje ushtarake u përfshinë dhe tre nëndetëse, gjashtë anije dhe dy helikopterë, përpos arsenalit të rëndë ushtarak.

Kjo performancë në rritje e potencës së ushtrisë turke, po shkon paralel dhe me fuqizimin e industrisë ushtarake. Tashmë në program është zhvillimi i sistemeve raketore, ndërkohë që po bëhen përpjekje të mëdha dhe në prodhimin e avionëve, helikopterëve dhe dronëve.

Kompania Aselsan po bën emër gjithnjë e më shumë në tregun botëror të industrisë ushtarake. Kjo kompani prodhon lloje të ndryshme armësh dhe pajisjesh ushtarake, aktualisht të përdorura nga trembëdhjetë vende dhe regjistron një fitim mbi 27%. Vetëm në tremujorin e parë të vitit të kaluar, kompania ka përfituar 1.37 miliardë dollarë, ndërsa vlera e kontratave për dorëzimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake deri në vitin 2025 është 6.8 miliardë dollarë.

Investimet e Turqisë në industrinë ushtarake në 2009 arritën nga 14 miliardë dollarë, ndërsa vitin e kaluar shifra tejkalonte 19.5 miliardë dollarë.

Turqia sot është një nga pesëmbëdhjetë vendet në botë që investojnë më shumë në zhvillimin e teknologjive ushtarake.

Por më tepër se kaq, ajo po heq dhe xanxën e të qënit në një linjë ateiste në drejtim. Deri vite më parë, ushtria turke përceptohej si kështjellë ateizimi, duke u quajtur nga pikëpamja politike dhe si gardiane e laicizmit. Disa grushte famëkeqe shteti prej saj, kanë buruar pikërisht nga ky pozicionim. Por dhe në këtë pikëpamje ka një reformim të brendshëm, ku ndenjës së lartë të detyrës ndaj atdheut i është shtuar dhe ajo e vetëdijes së lartë fetare. Ngjashëm si në rastin e Çanakalesë, simbol i kësaj ngjizjeje.

Turqia ia dedikon ekzistencën e saj si shtet pikërisht asaj beteje të famshme, ku pati përballë një aleancë ushtarake botërore me planin për ta shkrirë.

Por ishte pikërisht ngjizja e besimit me atdhedashurinë, që çoi në triumfun e madh të të qënit “i vetëm përballë të gjithëve”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit