8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rritet tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës: trupat ukrainase vihen në gatishmëri luftarake

Më të lexuarat

Ndërsa tensioni midis Rusisë dhe Ukrainës po njeh përshkallëzim, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka udhëzuar të gjitha njësitë ushtarake pranë Krimesë dhe në rajonin lindor të vendit, në Donbass, të jenë në gatishmëri luftarake.

Urdhri i presidentit ukrainas u bë i njohur pas një takimi ushtarak ditën e sotme. Në të njëjtën kohë, Poroshenko i ka këshilluar qytetarët e vendit të tij t’i shmangin udhëtimet në Krime.

“Forcat ukrainase të sigurisë në kufirin me Krimenë janë gati për çdo kthesë të ngjarjeve,” u ka thënë gazetarëve në një konferencë shtypi Oleg Slobodyan, ndihmësi i shërbimit ukrainas të kufirit.

Tensionimi mes dy vendeve vjen pasi Rusia e akuzon Ukrainën për kryerje të inkurisoneve të armatosura në Krime, çka është është quajtur fantazi nga Kievi.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) deklaroi dje se kishte pikasur në Krime, pranë kufirit ukrainas, një grup agjentësh të infiltruar. Sipas këtij organi, agjentët e infiltruar po përgatiteshin të vinin në shenjë infrastrukturën e Krimesë.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi. Ndërkaq, Rusia dhe Ukraina po e akuzojnë njëra-tjetrën për destabilizim të situatës.

Reuters raporton se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta diskutojë në orët e ardhshme, me kërkesë të Kievit, përshkallëzimin e tensionit midis dy vendeve. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit