3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rritet shkalla e papunësisë në Eurozonë

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit për 41 mijë nga muaji paraprak, duke shkuar në 11.12 milionë

Zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (BE), Eurostat, ka bërë të ditur se shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit në 6.5 për qind në muajin qershor krahasuar me 6.4 për qind në muajin maj, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit për 41 mijë nga muaji paraprak, duke shkuar në 11.12 milionë.

Papunësia e gjerë e BE-së që përfshin vendet që janë në bllok, por që nuk përdorin monedhën e tij të përbashkët, ishte e qëndrueshëm në 6 për qind në qershor.

Rreth 13.26 milionë qytetarë në BE ishin të papunë në qershor, duke shënuar një rritje prej 52 mijë nga muaji maj.

Një total prej 2.83 milionë personash të rinj (nën 25-vjeç) ishin të papunë në BE, përfshirë 2.27 milionë në zonën e vetme të monedhës.

Shkalla e papunësisë së të rinjve u ul në 14.1 për qind në zonën e euros dhe 14.4 për qind në BE.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit