1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rritet për 57 për qind eksporti nga Kosova në Gjermani

Më të lexuarat

Sipas Doganës së Kosovës, Kosova në periudhën janar-qershor 2021 ka eksportuar mallra në Gjermani në vlerë prej 24,608,344 euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku ka eksportuar 15,677,802 euro, që i bie një rritje prej 8,930,542 euro ose shprehur në përqindje rritje prej 57 për qind.

Eksportet kryesisht përbëhen nga: plastikë dhe artikuj prej tyre; artikuj prej gizës dhe çelikut dhe mobileritë.

Drejtorja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani tregon që Oda në vazhdimësi ka ndihmuar firmat anëtare që ta shfrytëzojnë më mirë potencialin e tyre për eksport në Gjermani, duke dhënë kështu një kontribut në uljen e deficitit të lartë në bilancin tregtar të Kosovës me Gjermaninë.

“Kosova ka potencial të madh për ta shumëfishuar eksportin e saj në Gjermani. Këtë më së miri e ilustrojnë statistikat e fundit të Doganës së Kosovës, sipas së cilit gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, vërehet një rritje mbresëlënëse prej 57% të eksportit për në Gjermani”, theksoi Hasani, duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës.

Ajo tregon se edhe gjatë vitit të kaluar, në kohë pandemie pati rritje të eksportit mbi 42% për në Gjermani, në krahasim me 2019.

“OEGJK përmes këshillimit për eksport, trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete me asociacionet e saj partnere në Gjermani mbështetë në mënyrë të vazhdueshme kompanitë kosovare që kanë synim tregun gjerman”, shpjegoi Hasani. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit