-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Rritet në 9.770 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 9.770 persona, përfshirë 4.800 fëmijë dhe 2.550 gra

Me 270 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 9.770 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e mban nën bombardime intensive prej një muaji, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një konferencë për media në Spitalin “Al-Shifa”, informoi lidhur me humbjet e jetëve dhe të plagosurve në rajon.

Al-Qudra tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 270 palestinezë. Ai vuri në dukje se në sulmet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 9.770 persona, përfshirë 4.800 fëmijë dhe 2.550 gra.

Zëdhënësi Al-Qudra tërhoqi vëmendjen se 70 për qind e të vrarëve nga sulmet e përbëjnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Ai shtoi se janë bërë raportime për 2.660 persona të zhdukur, përfshirë 1.270 fëmijë.

Duke thënë se Izraeli “prej 30 ditësh kryen gjenocid dhe spastrim etnik” në Gaza, zëdhënësi Al-Qudra deklaroi se “Spitalet në Gaza vetëm pas disa orësh do të jenë në një situatë ku nuk do të mund të ofrojnë shërbime”.

Al-Qudra tha se duhet të sigurohet kalimi i sigurt i ndihmave, përfshirë karburantin për Gazën dhe se Izraeli po “thotë gënjeshtra” në çështjen e kalimit të sigurt të ndihmave.

Zëdhënësi Al-Qudra tërhoqi vëmendjen se palestinezët e plagosur nga sulmet izraelite “prej tre ditësh nuk mund të transferohen në spitalet në Egjipt”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit