Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit janë vrarë edhe 39 palestinezë ndërsa janë plagosur 93 të tjerë
Është rritur në 39.363 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 297 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit janë vrarë edhe 39 palestinezë ndërsa janë plagosur 93 të tjerë.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.363 ndërsa i të plagosurve në 90.923.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.
/AA/