3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rritet në 38 numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se si pasojë e sulmeve izraelite pas 7 tetorit janë vrarë 25 gazetarë dhe 13 punonjës të tjerë të medias

Është rritur në 38 numri i gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias që janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite që vazhdojnë që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga Sindikata e Gazetarëve Palestinezë në rrjetet sociale, thuhet se si pasojë e sulmeve izraelite pas 7 tetorit kanë janë vrarë 25 gazetarë dhe 13 punonjës të tjerë të medias.

Shtëpitë e të paktën 35 gazetarëve janë bombarduar, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se kanë humbur jetën dhjetëra të afërm të gazetarëve në fjalë.

Sindikata ka tërhequr vëmendjen se ka qenë i qëllimshëm bombardimi i shtëpisë së punonjësit të Al Jazeera, gazetarit Wael al-Dahdouh, të cilit në sulm iu vranë bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se Izraeli ka vënë në shënjestër gazetarët palestinezë duke ndjekur një politikë sistematike dhe se që nga viti 2000 e deri më 7 tetor, ushtria Izraelite ka vrarë 55 gazetarë palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit