1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rritet në 24.620 numri i viktimave në Gaza

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra, përmes një deklarate informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 104 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Me 172 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 24.620 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra, përmes një deklarate informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 104 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Al-Qudra njoftoi se forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 172 palestinezë, ndërsa kanë plagosur 326 të tjerë në Rripin e Gazës. Ai theksoi se është rritur në 24.620 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 61.830 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori.

Ai informoi se një pjesë e të plagosurve ende ndodhen nën rrënoja ose në anë të rrugëve për shkak se ambulancat dhe ekipet e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë te trupat.

Më tej, ai njoftoi se Izraeli me sulmet e tij ka vrarë 337 punonjës të shëndetësisë në Rripin e Gazës dhe vazhdon të mbajë nën arrest edhe 99 punonjës të tjerë.

Ai theksoi se Izraeli ka shënjestruar 150 institucione shëndetësore, ka lënë jashtë funksioni 30 spitale dhe 53 qendra shëndetësore dhe ka bërë të papërdorshme 122 ambulanca.

Duke njoftuar se mbi 8 mijë raste të Hepatitit A janë regjistruar në strehimoret ku qëndrojnë palestinezët e zhvendosur në Gaza për shkak të mbipopullimit dhe nivelit të ulët të higjienës, Al-Qudra theksoi se këto janë numri i rasteve të cilat ka mundur të zbulojë Ministria e Shëndetësisë.

Al-Qudra theksoi se është i shqetësuar se rastet e Hepatitit A mund të dyfishohen për shkak të mbipopullimit në qendrat ku janë strehuar të zhvendosurit në Rripin e Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit