Ministria e Shëndetësisë tha po ashtu se numri i të plagosurve është rritur në 9.042
Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet masive ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 2.329, tha sot Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria tha po ashtu se numri i të plagosurve është rritur në 9.042.
Një javë më parë, forcat izraelite nisën një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës në përgjigje të një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Konflikti filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.
Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.
Përgjigjja e Izraelite është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007.
Deri më tani, 1.300 izraelitë kanë vdekur dhe 3.400 janë plagosur gjatë konfliktit.
/aa/