4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rritet në 109 numri i palestinezëve të vrarë pas rifillimit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës

Më të lexuarat

“Numri i të vrarëve ka shkuar mbi 100, ndërsa shumë të tjerë u plagosën që nga mëngjesi i së premtes kur Izraeli rifilloi bombardimet e intensifikuara në Rripin e Gazës”, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë

Të paktën 109 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës që nga përfundimi i pauzës humanitare të premten në mëngjes, raporton Anadolu.

Zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, dr. Ashraf al-Qudra tha se numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 109 dhe qindra janë plagosur që nga mëngjesi i së premtes kur Izraeli rifilloi bombardimet e intensifikuara të Gazës.

Më herët të premten, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa njoftoi se më shumë se 65 njerëz u vranë, shumica e të cilëve ishin “civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë”.

Wafa i përshkroi bombardimet izraelite nëpër Gaza se nuk bëjnë dallim në zonat e banuara.

Të premten herët, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se “Brenda tre orëve pas përfundimit të pauzës humanitare, numri i të vdekurve palestinezë në sulmet izraelite u rrit në 32”.

“Dhjetëra njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, u plagosën”, shtoi ministria.

Pauza humanitare midis Izraelit dhe Hamasit, e cila hyri në fuqi më 24 nëntor, përfundoi të premten në mëngjes.

Sulmet e rënda dhe granatimet e artilerisë izraelite në lindje të Rripit të Gazës rifilluan menjëherë pas përfundimit të pauzës humanitare, sipas gazetarit të Anadolu në terren.

Përleshjet midis forcave izraelite dhe fraksioneve palestineze po zhvillohen gjithashtu në pjesën veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës, raportoi gjithashtu gazetari i AA-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit