4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rritet me shifra të shpejta numri i myslimanëve në Kubë

Më të lexuarat

Që nga fillimi i shekullit 21, numri i myslimanëve në Kubë është në rritje dhe pas hapjes së xhamisë së parë në Havana çdo gjë tregon se trendi do të vazhdojë. Cuban Osman Reyes u konvertua në Islam në qershor të vitit 2015, sepse siç thotë ai, feja islame e ndihmoi atë të ndjehet më i lirë. Reyes jeton në qytetin kuban të Camagüey ku myslimanët lokalë në fillim të mijëvjeçarit kanë ngritur një xhami të improvizuar në shtëpinë e njërit prej besimtarëve.

Që nga ajo kohë, numri i myslimanëve në Kubë është vazhdimisht në rritje dhe sipas shifrave zyrtare janë rreth 9,000 myslimanë. Edhe pse kjo shifër duket shumë e vogël në krahasim me popullsinë e përgjithshme kubane prej 11.3 milionë banorë, megjithatë rritja e regjistruar që nga viti 2000 tejkalon shifrat e viteve të nëntëdhjeta, kur myslimanët numëronin dhjetëra.

“Partia Komuniste ka vendosur të jetë e hapur ndaj diversitetit fetar. Është e natyrshme që Islami do të zgjerohet”, thotë Michael Leop Owens, profesor i shkencave politike në Universitetin Emory në Atlanta.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, një pjesë e vogël e myslimanëve të cilët jetojnë në Kubë u përballën me një ndjekje të mundshme nga regjimi, e cila është arsyeja pse shumica janë lutur në hapësira private, pa shumë kontakt me prijësit fetarë.

Tani që komuniteti mysliman ka lidership, ministra dhe një xhami të re, e cila u hap vitin e kaluar në Havanë, në Kubë në fund mund të shihni rrobat tradicionale myslimane dhe të ndieni aromën e qengjit gjatë natës së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Është ende e paqartë nëse vdekja e Fidel Kastros ndikoi në ringjalljen e fesë, por e gjithë kjo do të varet nga vetë regjimi i brendshëm politik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit