7.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rritet diskriminimi fetar në Evropë

Më të lexuarat

Rezultatet e një sondazhi të BE-së të botuar të enjten tregojnë se diskriminimi fetar është në rritje në Evropë dhe myslimanët më shumë u besojnë institucioneve se sa shoqërisë ku jetojnë.

Myslimanët e Evropës kanë më shumë besim tek institucionet demokratike sesa tek publiku i gjerë dhe 76 për qind e tyre ndjejnë një lidhje të fortë me vendin në të cilin jetojnë, sipas një sondazhi të BE-së të botuar të enjten.

Sondazhi i kryer nga Agjencia e të Drejtave Themelore të BE-së (FRA) u realizua me pjesëmarrjen e rreth 10 500 imigrantëve myslimanë dhe emigrantëve të gjeneratës së dytë nga Turqia, Afrika dhe Azia në 15 vende të BE-së.

Në mesin e debateve publike lidhur me shkallët e krimit midis të huajve dhe sulmeve të motivuara nga feja, një nga pyetësorët e sondazhit drejtuar pjesëmarrësve myslimanë ishte, nëse përdorimi i dhunës në përgjigje të fyerjeve fetare ose raciste ishte e drejtë apo jo .

Më shumë se 85 për qind thanë se dhuna nuk mund të justifikohej në asnjë rast të tillë.

Megjithatë, emigrantët jomyslimanë e kundërshtuan edhe më ashpër përdorimin e dhunës.

“Rezultatet e sondazhit tonë ironizojnë pretendimet se myslimanët nuk janë të integruar në shoqëritë tona”, tha drejtori i (FRA), Michael O’Flaherty.

Megjithatë, ai vuri në dukje, se myslimanët që kanë përjetuar krime të diskriminimit ose urrejtjes ndihen më pak të afruar me shoqërinë, sipas një studimi.

Rezultatet tregojnë se diskriminimi fetar është në rritje.

Gati një në pesë të anketuar tha se ishin diskriminuar nga qiradhënësit, punëdhënësit apo zyrtarët publikë, për shkak të fesë së tyre, gjatë pesë viteve të fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit