Sipas një studimi të bërë dhe të cituar nga Wall Street Journal shihet se gratë janë në gjendje të tradhtojnë po aq sa burrat.
Shkak i rritjes se tradhtise nga grate si duket eshte edhe ajo qe barazia e gjinive duket se tashme po përhapet kudo: në punë, në ushtri etj.
Sipas të dhënave të një studimi amerikan, burrat tradhtojnë në 23 për qind të rasteve, ndërsa gratë në 19 për qind. Një diferencë shumë e vogël kjo, po të kemi parasysh se 20 vjet më parë burrat tradhtarë ishin sa 2 -fishi i grave.
Një problem i përhershëm i kërkuesve është se duhet të pyeten për besim ata njerëz të cilët gënjejnë bashkëshortët e tyre. Hulumtuesit në përgjithësi besojnë se numri i njerëzve që tradhtojnë është më i madh se këto shifra aktuale të paraqitura.
“Miqësitë emocionale që kthehen në ato fizike janë pikat tradicionale të hyrjes për aferat e gruas”, thotë Peggy Drexler psikologe amerikane. Tashmë është e lehtë që këto lloj miqësish të zënë rrënjë në internet. Disa thonë se rrjetet sociale janë vetëm një shtytës i tradhtisë dhe se tradhtarët gjithmonë do të gjejnë mënyra për ta bërë një gjë të tillë.
Megjithatë, nëse dikush ju ka mbetur në mendje nga e kaluara rinore, sot shanset janë më të mira për ta gjetur atë person.
Barazia shihet edhe në aspektin cilësor të tradhëtisë
Sipas psikologes Drexler barazia në tradhti mes burrave e grave nuk është vetëm sasiore, por edhe cilësore. Sipas saj, gjithnjë e më shumë ka gra që jo vetëm tradhtojnë, por janë në kërkim të aventurave të reja.
Sipas studimi të “National Science Foundation”, faji për këtë i atribuohet modeleve sociale të rrëfyera përmes mjeteve të komunikimit, sidomos TV, që tregojnë vazhdimisht dhe në mënyrë të hapur skena seksi, një situatë të cilën psikologët e quajnë “mbivlerësim i tradhtisë”.
Kur spektatori familjarizohet në mënyrë progresive me tradhtinë, fillon ta konsiderojë një situatë normale.
Studiues të tjetër sugjerojnë se faji për shtimin e këtij fenomeni nuk është vetëm i “shtëpiakeve të dëshpëruara” (seriali televiziv), por një rol të rëndësishëm në këtë aspekt luajnë edhe rrjetet sociale, të tilla si Facebook, që lehtësojnë situatat për krijimin e lidhjeve jashtëmartesore, sidomos te gratë. /PCWorld