5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rriten shpresat për Korridorin 8 në RMV, pasi u nënshkrua memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane

Më të lexuarat

Shpresë për Korridorin 8, është nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D. Aktualisht, në segmentin e Korridorit 8, Trebenishtë-Strugë- Qafë Thanë qarkullimi rrugor zhvillohet në kushte të mjerueshme. Portalb.mk vazhdimisht ka raportuar se infrastruktura e dobët rrugore në këtë segment, jo vetëm që mban peng zhvillimin e ekonomisë, por edhe rrezikon jetën e udhëtarëve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D. Lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

“Në emër të Qeverisë firmosa memorandum mirëkuptimi me kompaninë Bechtel për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D. Gjatë nënshkrimit të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA-ve znj. Kate Marie Byrnes, ministri për Transport dhe lidhje z. Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi”, ka shkruar mes tjerash Artan Grubi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Vendimi për nënshkrimin e memorandumit në fjalë, u mor në mbledhjen e 59 të qeverisë, nga ku njoftuan se:
“Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Bechtel & Enka dhe Qeverisë së RMV-së, planifikon ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar-Bukojcan, Trebenishta-Struga-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe pjesës së autostradës Prilep-Manastir nga korridori 10.”

Memorandum mirëkuptimi nuk është kontratë
Memorandum mirëkuptimi përkufizohet si një marrëveshje midis dy ose më shumë palëve e përshkruar në një dokument zyrtar. Nuk është kontratë apo dokument ligjërisht i detyrueshëm, por sinjalizon gatishmërinë e palëve për të ecur përpara me një kontratë. Memorandumet e mirëkuptimit mund të shihet si pika të fillimit të negociatave pasi përcakton qëllimin e bisedimeve. Memorandume të tilla janë parë më shpesh në negociatat e traktateve ndërkombëtare, por gjithashtu mund të përdoren në marrëdhënie biznesi me aksione të larta, siç janë bisedimet e bashkimit. e rëndësishme sepse lejon secilën palë të deklarojë qartë objektivat e saj dhe ato që presin nga njëra-tjetra. Hartimi i një memorandumi mirëkuptimi mund të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përpara se secila palë të hyjë në një kontratë ligjore detyruese.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit