Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në tetor janë rritur për 200 denarë në krahasim me shtatorin, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), e cila çdo muaj e përpunon për shportën sindikale të konsumit.
Sipas këtyre të dhënave, shporta minimale sindikale në tetor arrin 34.584 denarë. Ushqimi merr pjesë me 42,7 për qind në strukturën e përgjithshme të shportës ose për ushqim dhe pije nevojiteshin 14.779 denarë. Për shpenzimet e regjisë nevojiteshin të paktën 10.879 denarë, ndërsa për higjienë 2.390 denarë.null
“Për shkak të rritjes evidente të çmimeve, është e qartë se na duhet rritje e pagave me të cilat ne si punëtorë pa u shqetësuar për ekzistencën tonë do të mund t’i mundësojmë të paktën shpenzimet në lartësi të një shporte sindikale të konsumit. Prandaj, bëjmë apel të pranohen vërejtjet e sindikatave lidhur me rritjen e pagave që mos vazhdojnë trendi i varfërimit të qytetarëve”, thonë nga Sindikata.
Nga atje vlerësojnë se është e arsyeshme kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje lineare të pagave të tjera.