1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rriten sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri

Më të lexuarat

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur sot të rrisë sërish çmimet e karburanteve në vend, dy ditë pas rritjes së fundit.

Burime nga Bordi i Transparencës bëjnë me dije se është vendosur që nafta të rritet me 10 lekë nga çmimi aktual, duke shkuar në 243 lekë [2 euro] për litër.

Ky është niveli më i lartë i rritjes së çmimit që nga data 26 mars.

Edhe benzina është rritur dhe do të shitet me 223 lekë [1.83 euro] për litër, nga 213 lekë [1.74 euro] për litër që ishte me parë.

Po ashtu, edhe gazi është rritur me dy lekë në 106 lekë [0.87 euro] për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot dhe reflekton ndryshimet e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare sipas bordit.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Normativ të qeverisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit