5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Rriten pensionet

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës të enjten ka marr vendimin që të rriten pensionet e kontribut paguesve prej 40 për qind. Rritja 26.25 për qind do të iu paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012 , ndërsa pjesa tjerët që nga janari 2013.

Po ashtu pensionet do tu rriten edhe atyre me aftësi të kufizuar në masën prej 33.3 për qind.
Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se vendimi për rritjen e pensioneve do të përmirësoj pozitën sociale dhe materiale të të gjitha kategorive përfituese nga buxheti i Kosovës, duke përkujtuar rritjen e pagave të arsimtarëve, shërbyesve civil, punëtorëve shëndetësorë, pjesëtarëve të policisë dhe të punësuarve tjerë që përfitojnë paga nga buxheti i Kosovës.

“Me këtë vendim kemi përmirësuar standardin jetësor për të gjithë këta të punësuar që paguhen nga buxheti i shtetit, dhe njëkohësisht bëmë hap të madh që pagat e tyre të jenë të dinjitetshme, dhe tani kemi arritur nivelin e mesatares së pagave të vendeve në rajon” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka vazhduar se “e gjithë kjo do të ishte e pamjaftueshme sikur sot të mos merrnim edhe vendimin për rritjen e pensioneve”, tha ai.

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pensionistët kontribut pagues pensioni rritet për 40 për qind. 26.45 për qind e rritjes do t’iu paguhet nga janari 2012 ndërsa pjesa tjetër nga janari 2013. Pensionet bazë, do të rriten në vlerë prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e rritjes do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.

Edhe pensionet e aftësisë së kufizuar do të rriten në lartësi prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e kësaj rritje do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.

Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontributdhënëse dhe 17 mijë 200 përfitues të pensioneve për aftësi të kufizuar.

“Kjo rritje e pensioneve është ndërmarrë gjatë përgatitjes së procesit buxhetor, si dhe pas analizave të detajuara me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe duke mos rrezikuar fare qëndrueshmërinë buxhetore dhe stabilitetin financiar të vendit” ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e madh që e kanë dhënë gjeneratat e pensionistëve gjatë dekadave të tëra për zhvillimin e vendit, në të gjitha etapat e tij.

Në mbledhje kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Projektligjin për Zonat Ekonomike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit