22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

POLICIA ARRESTON “QAPELLA”-N E SEKIRAQËS

Më të lexuarat

Policia ka arrestuar një nga anëtarët e grupit Sekiraqa, Florim Fazliun, i njohur ndryshe me nofkën “Qapella”. Arrestimi është kryer sot në mesditë (rreth orës 12:00) nga Divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës.

Sipas policisë i arrestuari ka qenë i përfshirë në kryerjen e disa veprave penale si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, tentim për lëndim trupor etj.

“Policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur Sekiraqa:, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar ka qenë person i shpallur në kërkim sipas letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe atë që nga viti 2011.

I dyshuari tashmë i arrestuar do të dërgohet para gjyqtarit të procedurës paraprake për procedurat e mëtutjeshme gjyqësore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit