Sot fushata më e madhe në botë është për tu izoluar në shpi, duke mos dalur fare jashtë për shkak të rrezikut të virusit Korona, një pandemi e shpallur nga OBSH.
Por kjo fushata e rrjeteve sociale #Rrinëshpi nuk vlen për ata që nuk kanë shpi, të cilët kalojnë jetën e tyre nëpër tenda apo flejnë në qiell të hapur. Fëmijët sirian që po kalojnë gati 8 vite si emigrantë nëpër botë pasi vendi i tyre është në një luftë pa fund, ndërsa ata janë në margjinat e kërkimit të një jete më të mirë.
Ata përmes disa pankartave kanë bërë shkruar: “#Rrinëshpi – sikur të mundesha.”
Është një pankartë që të vret në shpirt, kur ne sot jemi të rrethuar nga shumë të mira që nga ushqimi, ngrohja dhe kulmi mbi ne, që e bënë të ëmbël qëndrimin në shtëpi, po ata fëmijë sirian, e gjithashtu edhe shumë fëmijë të vendeve tona që jetojnë nëpër tenda dhe qiell të hapur si të rrinë në shpi ata, kur nuk e kanë një të tillë.
Ne falenderojmë Zotin për të mirat që na ka dhënë Ai, e lutemi që e gjithë bota të jetë rahat e komod në këtë kohë përhapjesh të viruseve e sëmundjeve./KohaIslame.com/