Nga erërat e forta është rrëzuar minarja e një xhamie në Deçan.
Bëhet fjalë për xhaminë e vjetër të qytetit, por e cila pas luftës së fundit në Kosovë ishte renovuar. Ishte renovuar nga xhepi vetanak i qytetarëve, pasi që shteti i ka harruar renovimin e xhamive të vjetra, duke u marrë me kishat. Dhe jo rastësisht TIKA po bënë një punë të madhe në restaurimin e xhamive, ajo po mbulon atë që shteti i Kosovës nuk po e bënë për të kaluarën e saj të lavdishme, për xhamitë që kanë prodhuar burra ndër vite.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka treguar për Klan Kosovën se, përveç dëmeve materiale në këtë rast të lënduar nuk ka.
Minarja e xhamisë është rrëzuar kah drejtimi i rrugës, prandaj në rrugën “Mehmet Uka” është bllokuar për një kohë qarkullimi.