0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rreziku nga virusi Zika, autoritet nuk ndërmarrin masa konkrete

Më të lexuarat

Në kohën kur virusi “ Zika ” përhapet me shpejtësi të madhe dhe nga OBSH vlerësohet si një kërcënim serioz në përmasa globale, Inspektorati i Shëndetësisë’ dhe ‘ Qendra e Shëndetit publik’ ende nuk kanë filluar me një strategji për mbrojte. Pavarësisht se ditë më parë paralajmëruan se do të fillojë dezinfektimi dhe spërkatja për zhdukjen e mushkonjave, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë në teren. Madje nga disa komuna theksuan se presin urdhrin e Ministrisë që të fillojnë me aktivitete parandaluese.

“Në momentin që Komuna e Gostivarit do të pranojë shkresën zyrtare nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitarë, si dhe Qendra e shëndetit publik, do të ndërmerr të gjitha masat e duhura për zbatimin e dezinfektimit për zhdukjen e mushkonjave. Ne do të hapim tender në bazë të ligjit për furnizime publike dhe pasi të mbaron procedura e zgjedhjes së firmës përkatëse që do të kryen spërkatjen”, thanë nga Komuna e Gostivarit per Alsat.

“Deri në këtë moment për kryerjen e aktiviteteve të tilla në ndërmarrjen tonë ende nuk kanë ardhur nga Instituti për Shëndet Publik apo nga institucionet tjera. Jam shumë i bindur se dezinfektimi kundër mushkonjave do të fillon në fund të shkurtit, mvarësisht nga kushtet klimatike”, tha Xhelal Ceka, Komuna e Tetovës.
Nga ana tjetër epidemiologët rekomandojnë këshilla se si të mbrohemi nga infektimi me këtë sëmundje.

“Momentalisht nuk është prezente në Maqedoni ngase nuk është sezoni i mushkonjave po është shumë e rëndësishme që njerëzit të cilët udhëtojnë në vendet ku sëmundja është evidente, duhet të dinë të mbrohen dhe t’i ikin kontaktit me mushkonjat, të cilat bartin sëmundjen. Vishni bluze dhe pantallona të gjata, nëpër oborre dhe nëpër çdo mjet tjetër ku mund të ketë mushkonja, të vihen masa parandaluese si janë rrjetet për në dyer dhe dritare etj”, deklaroi Gordana Kuzmanovska, epidemiologe.

Virusi Zika është zbuluar për herë të parë në vitin 1950, por situata e tanishme është shumë alarmante. Vendi i cili është më i prekur nga Zika është Brazili me 4 mijë raste të raportuara deri më tani. Ndërkaq rastet e prekura në Gjermani, Francë, Itali nga kjo sëmundje paraqesin kërcënim dhe shqetësim për Evropën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit